Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë detyruar të flasin për një prej tyre që mendojnë se meriton të fitojë këtë edicion.

Juela Nikolli dhe Armir Shahini - Miri kanë zgjedhur si fitues për këtë vit, Rogert Sterkajn.


Banorja thotë se e meriton për anën njerëzore që ka treguar në këtë format.

"I dashur publik, unë mendoj që emri që duhet të fitojë Big Brother-in është Rogert Sterkaj. E mendoj sepse të kam vlerësuar, të them para të gjithëve, për mua sa ke ardhur këtu kam parë atë anën tënde njerëzore dhe e kam dalluar direkt. Kjo mund të jetë një aftësi e imja, siç kam shikuar edhe te njerëzit e tjerë. Kam shikuar anën njerëzore te njerëzit", u shpreh ajo.

Në anën tjetër, këngëtari shtoi se Rogerti ka hyrë në mënyrë agresive, por që tani zbuloi edhe një anë tjetër të vetes.

"Pavarësisht se mënyra se si erdhi ishte agresive, e fortë por në fund të ditës këtu jemi Big Brother, jemi në një lojë dhe strategjia që kishte ndjekur Rogerti, ishte ajo që mendonte se do e bënte fitues. Ka ndryshuar shumë situata pas ditëve të para që ka hyrë Rogerti, është bërë edhe më njerëzor, më lojtar, më strateg dhe i ka thënë gjërat siç mendon, më haptazi se ne të tjerët. Meritën e ka ai për këtë gjë", tha ai.

Duket se edhe këtij edicioni të Big Broher po i vjen fundi, ndonëse nuk është zbuluar finalja akoma. /Telegrafi/