LAJMI I FUNDIT:

Jubileu i madh i legjendës: Porsche prodhon një milion 911 (Foto)

Jubileu i madh i legjendës: Porsche prodhon një milion 911 (Foto)

Pas 54 vjet prodhimi, nga shiriti i fabrikës doli Porsche 911 me numër rendor 1 milion.

Janë të rrallë modelet sportive në historinë e veturave, të cilët mund t’i falënderohen tirazhit shtatë shifror. Në mesin e tyre janë Chevrolet Corvette me mbi 1,5 milionë njësi përgjatë gjashtë dekadave të ekzistimit dhe Mazda MX-5, e cila veturën me numër rendor një milion e ka prodhuar pas 27 vjetësh.  Në kompani thonë se mbi 70% të të gjithë automobilave Porsche 911 janë ende në gjendje për t’u vozitur.


911 është edhe më tej Porsche-ja më e shitur në historinë e këtij prodhuesi, edhe pse besohet se në disa nga vitet e ardhshme do ta kalojë SUV Cayenne, i cili vetëm për dhjetë vjet sa është i pranishëm në treg, është shitur në 500.000 njësi.

Vitin e kaluar kompania ka shitur 32.365 Porsche 911, por ky numër mbetet nën hijen e shitjes së shkëlqyer të SUV/crossover Macan dhe Cayenne.

Porsche 911 me numër rendor një milion ka dalë nga fabrika në Zuffenhausen dhe  ka nuancën e ngjyrës së gjelbër Irish Green.  Ulëset janë të veshura në retro-stil, ndërsa fryma e kohërave të kaluara është jetësuar përmes detajeve prej druri në volan dhe tabelën e instrumenteve, transmeton KosovaPress.

Edhe pse shumë koleksionistë Porsche 911 jubilar do të donin ta shihnin në garazhin e tyre, prodhuesi gjerman ka vendosur që ta mbajë në pronësinë e vet.