“Ju zhgënjeva, më falni”, Brahim Diaz reagon për herë të parë pas penalltisë së humbur ndaj Senegalit

Brahim Diaz ka kërkuar falje për penalltinë e humbur në finalen e Kupës së Afrikës ndaj Senegalit.
Ylli i Real Madridit kishte një mundësi të artë për t’ia fituar Marokut trofeun e Kupës së Afrikës pas mbi 50 viteve, por në kohën shtesë tentoi një “parabolë” që nuk rezultoi e suksesshme.
Për herë të parë, Diaz ka reaguar në rrjetin social “Instagram” duke i kërkuar falje të gjithë popullit maroken si dhe shtoi se do të provojë që në të ardhmen t’ia kthejë.
“Shpirti më dhemb. E kam ëndërruar këtë titull falë të gjithë dashurisë që më keni dhënë, secili mesazh, secila shenjë mbështetje që më bëri të ndihem se nuk jam vetëm. Luftova me gjithçka që kisha, me zemër mbi të gjitha”.
“Dje dështova dhe marrë përgjegjësi të plotë. I kërkoj falje të gjithëve me tërë zemrën. Do të jetë vështirë që të shërohem sepse kjo plagë nuk shërohet lehtë, por do të provoj. Jo për mua, por të gjithë që më besuan dhe të gjithë që vuajtën me mua”.
“Do të vazhdoj derisa ta rikthejë të gjithë dashurinë dhe krenarinë për njerëzit e mi të Marokut”, shkroi ai.
🚨🚨| Brahim Diaz on IG:
"My soul hurts. I dreamed of this title thanks to all the love you have given me, to every message, to every sign of support that made me feel that I was not alone. I fought with everything I had, with my heart above all else."
"Yesterday I failed and… pic.twitter.com/K4QzLCQeQS
— CentreGoals. (@centregoals) January 19, 2026
Ndërkohë, Diaz është kritikuar tejmase në rrjetet sociale si dhe e akuzuan se me qëllim e ka humbur penalltinë./Telegrafi/





















































