LAJMI I FUNDIT:

Ju shqetëson lëkura e thatë? Kjo gjendje zakonisht e padëmshme, gjithashtu mund të tregojë probleme më serioze

Ju shqetëson lëkura e thatë? Kjo gjendje zakonisht e padëmshme, gjithashtu mund të tregojë probleme më serioze

Edhe pse lëkura e thatë zakonisht është e padëmshme dhe sanohet lehtësisht me kozmetikë të mirë, mos harroni se kjo gjendje mund të tregojë edhe disa probleme më serioze shëndetësore

Nuk është e pazakontë që diabeti të shfaqet në lëkurë. Kur nivelet e sheqerit në gjak janë kronike të larta, trupi humb lëngjet shumë më shpejt duke shkaktuar dehidratimin e lëkurës.


Diabeti gjithashtu mund të dëmtojë aftësinë për të djersitur normalisht, duke reduktuar kështu edhe lagështinë e lëkurës, transmeton Telegrafi.

Çarjet në lëkurë mund të bëhen të ndjeshme ndaj baktereve që ushqehen me glukozë dhe si rrjedhim ndaj infeksioneve potencialisht të rrezikshme.

Gjëndra tiroide prodhon hormone që lejojnë qelizat e trupit të punojnë me një ritëm të njëtrajtshëm.

Kur nivelet e hormoneve bëhen shumë të ulëta, mund të ketë një ndjenjë të vazhdueshme të ftohtësisë, lodhje më të shpejtë, harresë, ndjenja depresioni dhe kapsllëk.

Duke marrë parasysh që hormonet tiroide kanë receptorë në lëkurë dhe mundësojnë që qelizat e reja të zëvendësojnë vazhdimisht ato të vdekura, lëkura mund të bëhet e thatë, e ashpër dhe e lëvozhguar.

Për më tepër, është një numër i madh i njerëzve që kanë probleme me veshkat edhe pa e ditur këtë, sepse shoqërojnë simptoma të tilla si lodhja e vazhdueshme, vështirësi në përqendrim, problemet me gjumin, urinimi i shpeshtë dhe fryrja me gjendje të tjera.

Lëkura e thatë dhe e kruar, e cila ndodh kur veshkat nuk mund të mbajnë më ekuilibrin e duhur të mineraleve dhe lëndëve ushqyese në gjak, është një tjetër shenjë e lehtë për t’u anashkaluar.

Sëmundjet e veshkave diagnostikohen me një analizë të urinës dhe gjakut. Është veçanërisht e rëndësishme që të bëhen analiza vjetore nëse një person është në rrezik të shtuar për sëmundje të veshkave, pra nëse ka presion të lartë të gjakut, diabet, histori familjare të sëmundjeve të veshkave dhe nëse është mbi 60 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori