LAJMI I FUNDIT:

Ju lumtë, z. Ambasador

Para pak ditësh Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Arben Çejku, të cilin për së pari herë pata rastin ta takoj dhe njoftoj në takimin që e organizoi Ambasadori i Francës, Shkëlqesia e tij Jean-Claude Shlumberger për hir të festës kombëtare franceze, më 14 korrik 2010, dhe i cili më la mbresa shumë të shkëlqyera me qëndrimin e tij dhe me elokuencën e pashoq, dha një deklaratë e cila shashtrisi të shashtrisurit, ngase me të vërtetë opinioni sllavomaqedonas, qeveritarët dhe pushteti sllavomaqedonas, i mësuar me servilosjen dhe OMERTËN e partisë shqiptare në pushtet, po edhe me zhurmën pa efekt të opozitës për shkak të pafuqisë së saj, nuk e kishte pritur që do të reagonte ashtu fort, ndaj teksteve mësimore. Edhe pse në kuadër të Ministrisë së Arsimit, ministri kjo që i ka financuar këto tekste mësimore, punojnë kuadro shqiptare, edhe pse kemi qeveritarët shqiptarë, edhe pse kemi shumë njerëz me tituj Mr, Doc. Dr, e Prof. Dr, u desh të reagojë fort Shkëlqesia e tij, në mënyrën e duhur, që të mbrojë shqiptarët nga fyerjet dhe poshtërimet e akadhemykëve maqedonas në tekstet mësimore.

Deklarata e këtij njeriu të madh, këtij patrioti i cili deklaroi dhe tha vetëm të vërtetën kaloi në heshtje nga partia shqiptare në pushtet, e cila as që ia vuri veshin kësaj deklarate. Zaten sikur të sillej si duhej kjo kastë politike qeveritare shqiptare, punët do të rridhnin si duhet, e nuk do vinim deri në këtë derexhe ku fillimisht do na bënin njerëz me bishta, njerëz ardhacakë, kush tjetër përpos disa akadhemykëve pa identitet, apo me identitet të dyshimtë, zombie. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, me këtë veprim të shkëlqyer, duhet patjetër të mbrohet nga faktori politik shqiptar, ngase ai e tha të vërtetën, dhe kërkoi diçka që është shumë reale dhe e duhur, ndalimin e poshtërimit të shqiptarëve. Kësisoj vijmë deri në konkluzionin se sikur mos të ishte Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Arben Çejku për të bërë këtë reagim, edhe këto tekste mësimore do të kalonin heshturazi, ashtu si na kaluan shumë projekte, veprime e gjëra të tjera, ku u diskreditua, u poshtërua, u njollos dhe u përbalt elementi dhe qenia shqiptare, duke u miratuar këto gjëra nga ne, përmes heshtjes sonë.


Në këtë mënyrë faktori politik shqiptar në vazhdën e mossukseseve dhe dështimeve të radhës, dëshmoi edhe njëherë se është i paqenë, ashtu siç ka dëshmuar vazhdimisht dhe po dëshmon edhe më tej, dhe pyetem vallë se sikur mos të ishin personat e shkëlqyer sikurse Ambasadori Çejku për të thënë të vërtetën, vaj halli për ne, kush do thoshte të vërtetën dhe kush do e mbronte të njëjtën?!

E pra kështu, shqiptarët e gjorë të këtij shteti, në vend se të i mbrojë partia politike shqiptare e cila u votua për t’i përfaqësuar si duhet, i merr në mbrojtje Ambasadori i Shqipërisë (thuaja se pak gjëra dhe punë të tjera ka Shkëlqesia e tij), e kësisoj OMERTA e politikës shqiptare dhe qeveritarëve shqiptarë, dëshmoi për të satën herë me radhë, se nëse nuk je gati të reagosh me kohë, nëse nuk ke prevencionin me kohë dhe nëse nuk ofron zgjidhje të problemit me kohë, i talluri të tall. Kemi mbetur që disa krimba akadhemykësh me ide ksenofobe dhe të çoroditura të tallen me pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve, me pasardhësit e atyre që kanë drejtuar Perandori, Mbretëri, me bashkëpatriotët nga gjiri i të cilëve kanë dalë shkrimtarë të mëdhenj me përmasa botërore, nobelistë e çka e çka tjetër jo….

E nga kush, nga ata që janë të dyshimtë në gjithçka, e mbi të gjitha në identitet, nga ata që në çdo 10-15 vjet ndryshojnë simbolet, flamurin e himnin, ngase gjithçka kanë artificiale.

Andaj, me plot të drejtë dhe me gojën plot, duhet që çdo shqiptarë të përshëndesë deklaratën e Shkëlqesisë së tij, z. Arben Çejku, të mbështesë qëndrimin e tij, e mbi të gjitha kjo është detyrë dhe obligim për ata që na përfaqësojnë në Parlament dhe në Qeveri. Lufta provon trimin, zemërimi të diturin dhe fatkeqësia vëllanë. Me këtë fjalë të urtë mundemi lirisht të konstatojmë se reagimi i Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, ishte i përcjellë me zemërim të arsyeshëm dhe të meritueshëm, ndërsa i shoqëruar edhe me një brengosje të thelle vëllazërore, andaj ai i sfidoi qeveritarët tanë dhe theu ligjin e Omertës përballë veprimeve të dëmshme dhe poshtëruese të kësaj qeverie dhe të këtyre akadhemykëve ksenofob.

E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës, por ama nëse nuk reagon me kohë dhe ashtu si duhet, ndodh që e keqja të mishërohet në ty dhe të mësohesh me të, saqë gjithçka të duket në rregull.

Andaj për në fund, ju lumtë z. Ambasador për këtë deklaratë tuajën, e cila e pati jehonën e duhur për ata që kanë vesh, e ndikoi sadopak në heqjen e të keqes dhe mllefit prej nesh.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori