LAJMI I FUNDIT:

Ju jeni gabim nëse mendoni që ky produkt është i shëndetshëm: Nutricionistja pohon se mund të dëmtojë seriozisht imunitetin!

Ju jeni gabim nëse mendoni që ky produkt është i shëndetshëm: Nutricionistja pohon se mund të dëmtojë seriozisht imunitetin!

Nëse përdoret shpesh, mund të çrregullojë seriozisht mikrobiomën dhe ekuilibrin në sistemin e tretjes, i cili është përgjegjës për gjithçka, nga pesha, imuniteti deri te gjendja shpirtërore

Edhe pse shumica besojnë se këta ëmbëltues u përkasin ushqimeve të shëndetshme, e vërteta është krejtësisht ndryshe.


“Është gabim i madh, veçanërisht nëse jeni duke marrë ëmbëltues artificialë pa kalori”, thotë nutricionistja Ali Miller, transmeton Telegrafi.

Ëmbëltuesit artificialë mund të prishin seriozisht mikrobiomën dhe ekuilibrin në sistemin e tretjes, i cili është përgjegjës për gjithçka, nga pesha, imuniteti deri te gjendja shpirtërore.

Shumica i përdorin në kafe për ta bërë më të ëmbël dhe për të “mashtruar” ndjenjën e urisë.

Edhe pse kanë zero kalori, ëmbëltuesit përsëri mund të prishin përfitimet e rëndësishme të dietës. Dijeni që shija e sheqerit, madje edhe pa kalori, do t’i aktivizojë receptorët GLP-1 në gjuhë, të cilët do të stimulojnë sekretimin e insulinës edhe nëse nuk keni marrë kalori.

“Insulina ka një efekt shumë negativ në gjendje agjërimi dhe mund të çojë në një rënie të sheqerit në gjak, e cila, nga ana tjetër, do të ndikojë në gjendjen e humorit dhe energjisë”, shpjegoi Miller. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori