Duket sikur kanë rënë në qetësi, por grupi ‘Aurora’ po bëhet gati për shpërthimin e radhës.
Intervistoi: Agon Foniqi
Grupi i mirënjohur ‘Aurora’, i cili me punën dhe seriozitetin që ka pasur dhe që ka akoma për muzikën, ka arritur që më shumë se 9 vite të qëndrojë e pranishme në skenën kosovare dhe të jetë e adhuruar nga publiku. Grupi është popullarizuar, veçanërisht me këngë hite, ‘Larg je ti’, ‘Le, le, kaçurrele’, ‘Universal’, për të vazhduar pastaj edhe me baladën e fundit “Dikur”.
Anëtarët e grupit, Nazmi Sfishta dhe Ylli Valla, jo vetëm me zërin e bukur të tyre, me tekstet origjinale, fisnike dhe unike, por edhe me intervistat e rralla janë të veçantë dhe interesantë.
Si lindi grupi “Aurora dhe a ishte lindja e vështirë?
Iniciator për themelimin e grupit ka qenë Nazi i cili hodhi idenë se duhet bërë diçka të përbashkët dhe të bukur. Çdo lindje ka edhe vështirësitë e veta por vullneti dhe dëshira e madhe e grupit kanë bërë që t’i tejkalojmë sfidat e paraqitura.
Po zhvillimi dhe rrita e tij. Keni patur vështirësi në rrugëtimin tuaj artistik?
Kuptohet, çdo synim pozitiv që ke në jetë dhe që ja ke vënë vetes për të arritur patjetër se e shoqëron edhe vështirësia. Mirëpo, për neve si grup kanë qenë të mirëseardhura, sepse kemi mësuar shumë dhe kemi nxjerr rezultate pozitive nga këto përvoja.
Keni kaluar nëpër shumë vështirësi, megjithatë i keni tejkaluar me besimin e fort tek vetja juaj?
Ne si grup, për çdo lëvizje dhe veprim, për çdo të arritur dhe sukses i falënderohemi Zotit të Madhërishëm.
Jeni grup unik, i veçantë dhe shumë fisnik. A duhet të jetë artisti edhe humanist dhe fisnik. Pra, a i besoni thënies se arti fisnik, lind nga njeriu fisnik?
Karakteristikat e pamjes së jashtme janë gjithsesi reflektim i botës së brendshme të njeriut. Është e natyrshme që të kesh shpirt të artistit e të mos jesh fisnik dhe human është diçka e pa kuptimtë.
Këngët tuaja, ‘Larg je Ti’, , ‘Për mua ishe ti’, ‘Gëzuar Pavarësia’, pastaj ajo ‘Dikur’, shquhen për vokalin, interpretimin e veçanërisht tekstin ku manifestohet njëfarë misteri, por edhe një forcë e madhe. Shumicën, për të mos thënë të gjitha tekstet i shkruani vetë, d.m.th jeni artist komplet?
Grupi Aurora ka pasur fatin që brenda grupit ta ketë Nazin, i cili është përkujdesur dhe përkujdeset për tekstet dhe muzikën, po ashtu edhe grupi në disa nga këngët. Normalisht edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me orkestruesin tonë maestro Artan Rexhepin, me të cilin kemi filluar karrierën dhe vazhdojmë ta kemi, ka bërë që të jemi të kompletuar.
Keni themeluar edhe Universin, Aurora, çka është kjo. A do të thotë se ju e gjakoni, e kërkoni universin, misterin?
Si njerëz jemi të thirrur ta besojmë të fshehtën… mundohemi të jemi universal dhe këtë universalitet ta shfaqim përpara opinionit të gjerë.
Keni një publik të zgjedhur, të cilit përherë i keni qëndruar besnik. Çka është publiku për ju?
Për ne publiku është faktori qenësor, ngase është matësi kryesor i arritjes apo mos arritjes në karrierë.
Derisa me publikun përherë i keni punët për mrekulli,duket se me festivalet dhe juritë nuk qëndroni edhe aq mirë. Pse?
Grupi Aurora që nga fillimi e gjerë më sot ka vepruar në bazë të vizionit dhe strategjisë. E kemi pasur të qartë se çfarë dhe ku dëshirojmë të arrijmë. Realiteti dhe e vërteta jonë shpesh herë është bërë pengesë për të tjerët por fatmirësisht që me kohë është kuptuar..
A e duron arti nxitimin, punën shkel e shko?
E mendojmë se jo, është tension i lartë i rrymës, gjë që ndikon negativisht…
Çka mund të presim nga grupi Aurora së shpejti?
Në momentin dhe kohën e duhur do t’ju informojmë…
Po lind ndonjë yll i ri në grupin tuaj?
Ka lindur Aurora që në fillim…
Po në jetën private ka diçka të re tek Nazi dhe Ylli?
Jeta po ecën në hapa të sigurt dhe të lumtur…
A kërkon arti sakrificë deri në flijim?
Arti është sakrificë tek ne në Kosovë, mirëpo ne nuk e mendojmë si sakrificë deri në flijim por deri në një masë të caktuar.
Do t’i mbeteni besnik këngës dhe Aurorës?
Do të bëjmë përpjekje maksimale që ti mbesim, por në jetë çdo gjë është relative.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?