LAJMI I FUNDIT:

Ju faleminderit që na latë në rrugë

Ditë më parë në Prishtinë u shënua 60 vjetori i themelimit të RTP-së. Këtë ditë e shënuan punëtorët e kësaj shtëpie informative që tash 21 vjet sorollatën rrugëve të kryeqendrës dhe viseve të tjera të Kosovës, e jo ata që tash punojnë në RTK. Siç dihet RTK u krijua dhe vazhdon të punojë në objektet e falura të ish RTP-së që pa e pyetur askënd iu dha falas nga UNMIK-u. Punonjësit RTP-së që më dhunë u larguan nga objektet e tyre i mbante shpresa së një ditë do të kthehen në objektet e tyre, për të vazhduar misionin e tyre të ndërprerë nga forcat pushtuese serbe në vitin 1990 në orën 15.35 minuta. Falë luftës dhe mbështetjes ndërkombëtare ajo ditë erdhi, por një pjesë bukur e mirë e anëtarëve të këtij kolektivi kurrë më nuk patën rast që të kthehet në vendet e tyre të punës. Ata që ishin largëpmës morën botën në sy kurse të tjerët në emër të patriotizmit (se intelektualët nuk duhet të lëshojnë Kosovën), ngelen në Kosovë për të hequr të zitë e ullirit duke u qenë të nënçmuar dhe të përbuzur nga rrethi dhe kolegët, ngase ish kolegët gjetën forma të kthehen në vende të tyre të punës duke sjellë me vete edhe dhjetëra familjarë dhe të njohur të tyre.

Harruan disa prej tyre dikur ishin në thumb të diferencimit të tandemëve komiteteve komunistë, Momçillo Trajkoviq dhe një shqip folësi që s’dua t’ia përmend emrin ngase nuk meriton të publikohet në shtypin shqiptarë, një pjesë e ish punëtorëve që kemi ngelur jashtë në vitet më të vështira të diferencimit, kaluam orë të tëra nëpër mbledhje kolektive në mbrojtje të tyre, për gjoja lëshime programore. U akuzuam se kemi lëshuar këngë të interpretuara nga irredentistët, ishim në lidhje më minatorët e ngujuar të “Trepçës” dhe akuza të tjera të pakripa që vetëm kuzhina sllave din t’i servojë. Akuzat shkonin aq larg sa që në ditën e 2 korrikut të vitit 1999, serbët kishin informacione se “irredentistët nga valët e radios do të ftojnë popullin në kryengritje”. Në anën tjetër kolegët tanë gazetarë kishin të drejtë të organizojnë tubime kundër dhunimeve që i skanonin vetë dhe të ftojnë personalitet më ekstreme nacionaliste në programin e dytë për të biseduar për situatën politike dhe zgjidhjen e problemit kosovarë sipas standardëve serbe. Shembull për këtë është sjellja në program e Sholloviqit, i njohur si nacionalisti me ekstrem serb i Fushë Kosovës. Jetonim në kohëra të vështira, që siç thotë populli, të shkojmë për teh të shpatës, ngase krahas presionit serb kishin edhe atë komunist.


Ne këto rrethana ja dolëm që kolegët tanë t’i mbrojmë, kurse ata çfarë bënë për ne në kohën e “Demokracisë”, asgjë. Ata nuk iu përmbajtën as marrëveshjes së qershorit të vitit 1999, kur në objektet e Radio Prishtinës hyn grupi i parë i gazetarëve, më premtimin se krahas zgjerimit të programit gradualisht të kthehen në punë edhe ish punëtorët tjerë. Në punë pa kurrfarë kriteriumesh ata inkuadruan anëtarë të familjes dhe përkrahës të politikës ditore kosovare qoftë nga Shqipëria dhe viset tjera shqiptare. Më është e freskët protesta e fundit e ish punëtorëve të RTP-së. Në takimin paraprak, anëtaret e këshillit organizativ të protestës kanë konfirmuar së përmes një “spikeri” të vjetër TVP- së në RTK janë punësuar 17 anëtarë të familjes, shokë dhe dashamirë të tij. Kjo është brengosëse kur dihet se shumë gazetarë, që dikur ishin bartës të informimit publik shqiptar në Kosovë dhe në viset e ish-Jugosllavisë për së gjalli nuk arritën të shkelin pragun e RTP-së nga i cili më dhunë i nxorën forcat ushtarake dhe policore serbe.

Nuk ishin leckë për tu hedhur ngase në ditët më të vështira ata raportuan nga metropolet e botës, qoftë edhe nga frontet e luftës në Lindjen e Afërt, kurse “nxënësit” e tyre që paslufte morën pozita të larta, “thoshin se në këto institucione duhet të punojnë gazetarët profesionalistë”. Më vjen keq për ish gazetarët që më nuk janë në mesin tonë, si Jusuf Ferizi, Ali Alaj, Selim Arifi, Muharrem Baqaj, Arif Osmani dhe anëtarët e familjeve të tyre që ish kolegët e tyre ua kthen këpucët mbrapshtë, ngase të gjallët thotë një fjalë popullore “gjinden disi”.

Ish kolegët tanë, të diferencuar e që tani mbajnë poste të larta, duhet të dinë peshën e diferencimit, ngase disa prej tyre ishin të diferencuar nga serbët komunistë shqiptarë dhe serbë, por si të thuhet për ne kur jemi të përbuzur nga ju për të mos thënë të diferencuar. Ky proces për ju zgjati shumë pak dhe falë zotit u kthyet në vendet e juaj të punës, e bashkë me ju edhe disa kolegë tanë dhe të juaj që ishin notues të mirë edhe të politikës komuniste dhe demokratike, kurse për ne mbase kjo është e përhershme. Veç një duhet te keni parasysh se edhe ne kemi familje të cilat e duan jetën sikundër anëtarët e juaj të familjes, të cilët mund të thonë së prindi ynë u diferencua dy here në jetë nga serbët dhe nga shqiptarët. Policia serbe e largoi me automatik nga puna, kurse në demokraci u përbuz nga ish kolegët. Ne u përbuzëm edhe nga qeveritarët të cilët na premtuan që do të zgjedhin problemin e ish punëtorëve të RTP-së. S’na mbetet gjë tjetër veç t’ju urojmë sukses në punë dhe tu falënderojmë për gjithë atë që “bëtë për ne”, na latë në rrugë…

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori