Dhembja e shpinës të cilën e ndiejmë pas zgjimit nga gjumi apo dhembjen të cilën e ndiejmë derisa qëndrojmë ulur në karrige në zyrë, thjesht mund të pengohen, madje edhe të shërohen me ndihmën e pasionit të kalërimit
Këtë mënyrë të shërimit gjithashtu e vërtetojnë edhe ftiziatrit dhe ortopedët, transmeton Telegrafi.
Me rastin e kalërimit aktivizohen muskuj të shumtë, ndërkaq trupi i kalëruesit vetvetiu u përshtatet lëvizjeve të kalit në mënyrë që të ruajë ekuilibrin, thozë Thomas Ungruhe nga Shoqata gjermane të hipizmit.
Me rastin e kalërimit forcohen muskujt e zonave më delikate, përkatësisht pjesët e trupit të cilat te femrat ndikojnë shumë kundër humbjes së peshës së tepërt trupore, siç janë beli, barku dhe kërdhokullat.
Galopi, ecja, kas.. janë mënyra përkuljeje gjatë kalërimit të cilat avancojnë punën e muskujve të cilët nuk i aktivizojmë shpesh.
Lëvizjet e shpeshta të përkuljes së komblikut prapa, të domosdoshme për të qëndruar fort në shalë për shkak të përkuljeve, kërkojnë ngritjen e shpinës dhe kokës.
Përkulja e komblikut të kalit është e njëjtë me ecjen e njeriut
Kalërimi është i ngjashëm me skijimin dhe notin. Ky sport u është i dobishëm posaçërisht të gjithë atyre që qëndrojnë ulur gjatë në karrige në zyrë.
Pos që jeni në ajër të freskët dhe në diell, me rastin e kalërimit pjesa më e angazhuar dhe më e ngarkuar e komblikut – pjesa e poshtme e shpinës është e pozicionuar mirë për shkak të lëvizjeve.
Pa marrë parasysh të gjitha të mirat e kalërimit, personat të cilët kanë probleme me boshtin kurrizor, para aktiviteteve të tilla duhet patjetër të konsultohen me mjekun në mënyrë që të konstatojnë se a është ky sport i dobishëm për ta.
Fillestarët nuk duhet të frikësohen që kali do t’i rrëzojë në tokë, sepse pothuajse gjatë gjithë kohës trajneri u qëndron pranë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj