LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Pas përfundimit të pandemisë do të nisin të punojnë qendrat hetimore

Joveski: Pas përfundimit të pandemisë do të nisin të punojnë qendrat hetimore

Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski për TV Telma vërtetoi se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të fillojnë me punë  efektive katër qendrat hetimore në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Një pjesë e hetimeve janë ndërmarrë nga MPB dhe Policia Financiare,  ndërsa pjesa tjetër me shumë gjasa do të përmbushet nga hetuesit nga PSP që kanë përvojë.

Joveski thotë se punohet në hetimet e ndërmarra nga PSP, po për shkak të pandemisë ka pengesa në disa veprime hetimore.


Prokuroria parashtroi qindra urdhërpagesa të dënimeve të qytetarëve të cilët nuk respektuan masat dhe rekomandimet për luftën kundër  Covid-19, por pjesa e tyre ende nuk kanë marrë vendim të plotfuqishëm. Joveski thotë se është ende është herë të dihet se sa para do të përfundojnë në buxhet.

Ai tha se pas 3 muajve ende vazhdon hetimi për ish-drejtoren e Klinikës së Dermatologjisë dhe se lënda për mosrespektim të masave në liturgjinë në Strugë është aktive./Telegrafi/