Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, kanë organizuar tryezën me diskutimin për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, ku u tha se aneksi i marrëveshjes ka paqartësi dhe se diskursi politik nuk ka ndryshuar.
Analisti amerikan dhe ligjëruesi në universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim.
“Këtu në Prishtinë, në Serbinë fqinje, dhe të gjithëve na preokupon një pyetje, dhe ajo është si të funksionojë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për të cilën po flasim është dakorduar në dy lokacione, në dy data, në Bruksel, më 27 shkurt, marrëveshja bazë dhe më pas aneksi, i rënë dakord në Ohër më 18 mars. Marrëveshja e cila u negociua me mbështetje intensive të BE-së dhe SHBA-së, me harmonizim të plotë mes SHBA-së dhe BE-së, me një qëndrim të përbashkët nga zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, se kjo marrëveshje është në fakt ligjërisht e obligueshme, të gjitha dispozitat e saj janë ligjërisht të obligueshme, dhe se përpjekja dhe fokusi do të jenë në zbatimin”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai theksoi se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.
“Tani, këtu qëndrojmë formalisht. Realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë, dhe nga miqtë dhe kolegët tanë gjetkë në Kosovë dhe në Beograd, të gjithë i dinë sfidat e mëdha. Numër një, paqartësia e vetë marrëveshjes. Fakti që ka boshllëqe, ka elementë që nuk specifikohen, detaje të paspecifikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje, ky është numri një. Numri dy është, natyrisht, statusi i marrëveshjes, fakti që ajo nuk u nënshkrua, fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes palëve dhe kontekstualisht, fakti që dëgjojmë një rrjedhë negativiteti për marrëveshjen, që sigurisht nuk është inkurajuese, dhe jo ajo që është standarde në çdo negociatë të suksesshme ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci theksoi se shpreson se për 100 ditë, të dyja vendet do të kompletojnë obligimet e tyre.
“Ne jemi të vetëdijshëm se deri më tani, kjo marrëveshje po mundohet të zbatohet nën presion të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ata kanë vënë në rrezik kredibilitetin e tyre në këtë përpjekje për paqe dhe shpresoj se pas 100-120 dite, nuk di sa kanë mbetur. Të dyja vendet do t’i kenë përfunduar obligimet e tyre, të cilat janë të theksuara në këtë marrëveshje. Mirëpo, nuk e dimë se si do të duket në fund. Aneksi nuk është mjaft i qartë, dhe nuk e dimë se si do të reflektohet marrëveshja e përgjithshme në fazën e zbatimit. Si do të përkthehet në hapa konkretë për të dyja palët. Ajo që më shqetëson është se kemi marrëveshje. Mirëpo diskursi armiqësor politik, nuk ka ndryshuar. Pa e ndërruar këtë diskurs, kam frikë se edhe nëse zbatohet marrëveshja, do të rezultojë me një atmosferë të hidhur dhe mund ta rrisë mosbesimin mes palëve të përfshira”, ka thënë ai.
Për normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjen finale ka folur edhe Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi.
“Sa i përket Serbisë, do të thosha, meqë u përmend pajtimi, problemi është se kemi nacionalizëm dhe kujtesë kulturore… Nuk mendoj se do të ketë konflikt, edhe pse ka potencial për një gjë të tillë… Ne jemi në një lloj okupimi nga mediat e Vuçiqit dhe OJQ-të e tij”, ka deklaruar ajo.
Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje, ani pse nuk pati nënshkrim të saj. Në kuadër të saj, palët pajtohen për të miratuar deklaratën për personat e zhdukur. E po ashtu për të zbatuar nenin 7 që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje