LAJMI I FUNDIT:

Jorge Valdano: Real Madridi duhet të nënshkruajë me Haalandin përpara Mbappes

Jorge Valdano: Real Madridi duhet të nënshkruajë me Haalandin përpara Mbappes

Ish-lojtari, trajneri dhe menaxheri i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, ka kërkuar që klubi të nënshkruajë Erling Haaland nga Borussia Dortmund përpara sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Rritja e Haalandit është e dokumentuar, me norvegjezin që shënoi 37 gola në po aq paraqitje në të gjitha garat që nga debutimi i tij në Dortmund në janar të vitit të kaluar, pasi kishte shkëlqyer më parë në Red Bull Salzburg në Austri.

Mbappe, ndërkohë, ka vazhduar të gjejë rrjetën me rregullsi për PSG-në, por zhvillimi i tij afatgjatë është vënë në pikëpyetje për shkak të lehtësisë relative me të cilën klubi i tij vazhdon të dominojë në Ligue 1.


Lojtarët që kanë arritur më shpejt 25 gola në pesë ligat më të mira të Evropës – Haaland eklipson Ronaldon dhe Ibrahimovicin
Lexo po ashtu Lojtarët që kanë arritur më shpejt 25 gola në pesë ligat më të mira të Evropës – Haaland eklipson Ronaldon dhe Ibrahimovicin

Vetë fituesi i Kupës së Botës kohëve të fundit pranoi se po i kushtonte vëmendje të ardhmes së tij, me kontratën e tij aktuale në kryeqytetin francez që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Një lëvizje në Madrid ka kohë që është përfolur për Mbappe, por Valdano mendon se presidenti i Realit, Florentino Perez, duhet t’i japë përparësi Haalandit para francezit.

“Unë do të nënshkruaja Haalandin para Mbappes”, ka thënë fillimisht Valdano për Onda Cero.

Mbappe, Haaland e Camavinga: Skuadra që Real Madrid planifikon të ketë gati në vitin 2022
Lexo po ashtu Mbappe, Haaland e Camavinga: Skuadra që Real Madrid planifikon të ketë gati në vitin 2022

“Ai lëviz në hapësira të vogla dhe të mëdha, shënon rregullisht”.

“E kuptoj që Mbappe është një yll, por unë jam shumë i impresionuar me Haaland. Ai shënon gola të të gjitha llojeve”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori