LAJMI I FUNDIT:

Jordi Alba i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Barcelonën edhe për një pagë më të ulët

Jordi Alba i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Barcelonën edhe për një pagë më të ulët

Jordi Alba nuk po luan shumë këtë edicion për Barcelonën, por ai vazhdon të jetë sërish një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Mbrojtësi i majtë spanjoll kishte oferta për tu larguar nga Camp Nou si në afatin kalimtar veror ashtu edhe në janar, por ai vendosi të qëndroj.

Kontrata e Albas me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024 dhe mbrojtësi i majtë pritet t’i qëndroj besnik katalunasve deri në përfundim të kontratës.


“Do të qëndrojë këtu deri vitin e ardhshëm, pasi mendoj se jam ende në nivel të mirë. Është e vërtetë që nuk po luaj çdo ndeshje, por përpiqem të jap më të mirën kur kanë nevojë për mua. Kur nuk luaj, unë përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës duke i mbështetur nga banka rezervë”.

“Është shumë e rëndësishme t’i ndihmoj, të jem me shokët e mi dhe t’i këshilloj. Kjo është pozitive dhe më ndihmon. Në fillim nuk e kisha të lehtë faktin që nuk po luaja gjithmonë, por tani jam i qetë dhe mirë mendërisht. Jam edhe i motivuar”, u shpreh Alba.

Inter dhe Juventus po e monitorojnë situatën e Jordi Albas te Barcelona
Lexo po ashtu Inter dhe Juventus po e monitorojnë situatën e Jordi Albas te Barcelona

Mbrojtësi i majtë është i gatshëm të vazhdoj kontratën me Barcelonën edhe për një pagë më të ulët.

“Nëse do më kërkojnë të ul pagën për të firmosur kontratën e re, atëherë do e bëj. Gjithmonë kam dhënë ndihmën time kur më është kërkuar”, deklaroi Jordi Alba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori