Jordan hy në listën e miliarderëve që sërish kryesohet nga Gates

Michael Jordan i është bashkuar emrave, si Bill Gates e Warren Buffett, në listën e Forbes për miliarderët botërorë për vitin 2015.
Lista e përvitshme e rendit ish-basketbollistin në vendin e 1.741 me pasuri në vlerë prej një miliard dollarësh, shumë prapa Gates, i cili mbetet në krye të listës (me pasuri prej 79.2 miliardë dollarësh).
I dyti në listë është moguli meksikan i telekomit, Carlos Slim Helu, i cili peshon 77.9 miliardë dollarë. Top-treshin e përmbyll biznesmeni amerikan, Warren Buffett (72.7 miliardë dollarë).
Vlen të përmendet që themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, e ka kryesuar këtë listë 16 herë në 21 vitet e fundit.
Ky vit ka shënuar rekord prej 1.826 miliarderësh, në krahasim me 1.645 në vitin e kaluar.
Po ashtu është shënuar rekord i femrave miliardere – 197 në raport me 172 sa ishin në vitin e kaluar. /Telegrafi/































































