LAJMI I FUNDIT:

Jolevski-Doskozil: Duhet mbështetje për njëri-tjetrin që të tejkalohet kriza e emigrantëve

Jolevski-Doskozil: Duhet mbështetje për njëri-tjetrin që të tejkalohet kriza e emigrantëve

Gjendja e sigurisë në Evropë dhe Evropën Juglindore dhe kriza e emigrantëve ishin temë e takimit të sotëm në Vjenë të ministrit të Mbrojtjes të Maqedonisë, Zoran Jolevski me kolegun e tij austriak Hans Peter Doskozil, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në takimin, që u mbajt në kuadër të takimit ministror të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, është konfirmuar mbështetha e ndërsjellë e parezervë në ballafaqimin me krizën e emigrantëve.


Bashkëpunimi i këtillë është vlerësuar si i shkëlqyeshëm, ndërsa ministrat janë dakorduar që me vëmendje ta ndjekin zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me emigrantët dhe t’i koordinojnë aktivitetet që do t’i ndërmarrin të dy vendet.

Ministrat, Jolevski dhe Doskozil kanë këmbyer mendime edhe për gjendjet aktuale të brendshme politike në të dy vendet, Evropën Juglindore dhe Evropën në tërësi./Telegrafi/