LAJMI I FUNDIT:

Johnson sërish viziton Kievin – Britania me një operacion madhor për ushtrinë ukrainase

Johnson sërish viziton Kievin – Britania me një operacion madhor për ushtrinë ukrainase

Kryeministri britanik, Boris Johnson sërish ka shkuar në kryeqytetin ukrainas në Kiev.

Ai ka zbuluar se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të kryesojë një program për të trajnuar mijëra ushtarë ukrainas.


Operacioni madhor mund të trajnojë deri në 10 mijë ushtarë çdo 120 ditë dhe të ndihmojë Ukrainën të përshpejtojë dislokimin, të rindërtojë forcat dhe të rrisë rezistencën kundër Rusisë.

Trupat ukrainase do të trajnohen jashtë vendit, nëse oferta pranohet nga Ukraina, raporton skynews.

Johnson tha se plani do të “ndryshonte ekuacionin e kësaj lufte”.

“Dy muaj pas vizitës sime të fundit, ngurtësia, vendosmëria dhe qëndrueshmëria e Ukrainës janë më të forta se kurrë dhe e di se vendosmëria e pathyeshme do t’i mbijetojë ambiciet e kota të Presidentit Putin”, tha ai.

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri italian, Mario Draghi kanë qëndruar gjatë ditës së djeshme në Ukrainë. /Telegrafi/