Boris Johnson nuk humbet kohë. Pak pasi David Cameron deklaroi dorëheqjen pas rezultatit të referendumit popullor që vendosi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ish-kryebashkiaku i Londrës shpalosi ambicien për t’u bërë kryeministër i vendit.
LEXO PO ASHTU: Dorëheqja e Cameron – këto ishin fjalët e tij
Fjala e Johnson nisi me falënderimin e bërë për rivalin e tij të hershëm brenda konservatorëve që e pati përballë edhe në referendum.
“Dua ta nis duke falënderuar David Cameron. Më vjen keq që vendosi të dorëhiqej, por e respektoj vendimin e tij. David Cameron që kam njohur unë është një njeri i aftë, parimor dhe politikani më i jashtëzakonshëm i brezit tonë”, tha Johnson.
Menjëherë pas kësaj, kandidati më potencial si kryeministër i Britanisë jashtë BE-së pas 7 dekadash në Union, u përqendrua tek programi.
LEXO PO ASHTU: Britania e Madhe ndahet nga Europa – ja skenarët që pasojnë!
“Së pari duhet të largojmë dhe të zgjedhim njerëzit e duhur që marrin vendime dhe mendoj se elektorati e bëri zgjedhjen e vet dhe u përgjigj me ndershmëri. Ata vendosën për të rimarrë kontrollin e vendit tonë”, u shpreh ai.
Rinia, që votoi përgjithësisht kundër daljes, pati vëmendjen e saj në fjalën e ish-kryebashkiakut të Londrës, përcjell TCH.
“U drejtohem miliona votuesve që votuan kundër daljes, veçanërisht të rinjve, që mendojnë se ky vendim mund t’i izolojë. E kundërta është e vërtetë. Nuk do t’i kthejmë shpinën Europës, jemi pjesë e Europës dhe fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë i pret një e ardhme e ndritur si europianë”, shtoi Johnson.
Me votën anti-BE në Britani janë shtuar zërat e përçarjes, që më të fortë dëgjohen nga Skocia dhe Irlanda e Veriut. Kjo nuk e trembe Johnson.
“Kjo nuk do të thotë që Britania e Madhe do të jetë më pak e bashkuar apo më pak europiane”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Lamborghini: Veturat elektrike super sportive nuk kanë shumë kuptim!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251