Johny Depp është parë së fundmi në një jaht luksoz, në Ibiza. Ai tregon gjithashtu se ka 20 dëshmitarë dhe një fotografi sekrete, që i hedh poshtë poshtë akuzat e ngritura për dhunë nga gruaja e tij, Amber Heard.

Aktorja 30 vjeçare, e kishte akuzuar se i kishte lënë shenja, kur Johnny Depp e kishte goditur me Iphone në fytyrë, në muajin maj të këtij viti.


Sipas raportimeve, dy policët që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së policisë, kanë dëshmuar se nuk kanë parë shenja të lëndimeve.

Por, Johnny Depp siç duket është përgatitur për gjyqin me gruan e tij. Ai ka siguruar fakte dhe dëshmitarë, që dëshmojnë si ai nuk ka përdorur dhunë ndaj aktores 30 vjeçare.

Fotografia sekrete ende nuk është publikuar dhe është një provë e re dhe ende nuk dihet se çfarë përmban. Por, derisa të vijë koha e gjykimit, Johnny është duke u relaksuar në Ibiza./Telegrafi/

johny1

johny12

johny3

johny2