LAJMI I FUNDIT:

John Bolton: Prishtina dhe Beogradi larg arritjes së marrëveshjes, shkëmbimi i territoreve nuk do të ndikonte në Bosnje

John Bolton: Prishtina dhe Beogradi larg arritjes së marrëveshjes, shkëmbimi i territoreve nuk do të ndikonte në Bosnje

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan John Bolton, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes vete.

Gjatë një interviste dhënë për N1 në Sarajevë, Bolton ka thënë se marrëveshja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ndikonte në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.


“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nëse ata do të arrinin marrëveshje për shkëmbim territoresh, në kuadër të dialogut që do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe do të sillte marrëdhënie ekonomike e diplomatike, mendoj se ne nga anash ndoshta do ta përkrahnim. Por, vendet e tjera të rajonit në veçanti Bosnja, mendoj se duhet ta themi qartë se marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të kishte ndikim në Bosnje, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo ndonjë palë të tretë”, ka shtuar Bolton.

“Jam i brengosur për mos angazhim të madh të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ndër tjera ish-këshilltari për siguri i presidentit amerikan Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori