Aktorja amerikane, Scarlett Johansson, është tërhequr nga roli i një mashkulli transeksual, për shkak të kritikave të komunitetit LGBT.

Ylli hollivudian është dashur të luante rolin e kriminelit Dante Tex Gill, i lindur si Jean Gill, mirëpo kritikët kanë thënë se rolin duhet të portretizohet nga një mashkull.


Prandaj, sipas BBC, Johansson është tërhequr nga roli i saj në filmin "Rub & Tug".

"Kam mësuar shumëçka nga komuniteti prej se e kam dhënë intervistën e parë", është shprehur 33-vjeçarja.

Scarlett Johansson 2 (Foto Getty Images)

"Do të doja ta kisha mundësinë ta tregoja historinë e Dantes dhe tranzicionit në jetë, mirëpo e kuptoj pse shumëkush konsideron se duhet ta luajë një person transgjinor".

"Jam falënderuese për këto debate që ka nxitur komunikim për të ndryshmen dhe prezantimin", ka deklaruar Johansson.

Kur u bë e ditur për herë të parë se Scarlett e ka fituar rolin në filmin e përmendur, menjëherë nisën kritikat kundrejt industrisë filmike duke thënë se ky film është dëshmi se aktorët transgjinor marrin shumë pak role filmike. /Telegrafi/