LAJMI I FUNDIT:

Johan Tarçullovski dëshmon për ngjarjet e 27 prillit

Johan Tarçullovski dëshmon për ngjarjet e 27 prillit

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për momentin dëshmi është duke dhënë Johan Tarçullovski, konfirmoi avokati i tij.

Tarçullovski duhet të tregojë për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedoni, më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai dje kërkoi nga gjykatësja Vesna Dimishkova, e cila i shqiptoi masën e arrestit shtëpiak, ta lejojë të dalë dhe të ndjekë fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para deputetëve./Telegrafi/