Katy Perry përfundoi duke u bërë objekt talljeje në të gjithë botën, të cilave u bashkuan, ndër të tjera, Martha Stewart dhe Emily Ratajkowski, e së fundmi edhe aktori e komediani amerikan, Joe Rogan.

Në episodin e fundit të ‘podcast’-it të tij, Rogan sulmoi këngëtaren dhe të gjithë ekipin e fluturimit ‘Blue Origin’ me udhëtimin e tyre të shkurtër 11-minutësh në hapësirë.


Me një dozë të rëndë sarkazme, Rogan e përshkroi fluturimin si një "përvojë të thellë".

Joe Rogan

"Unë mendoj se ajo është një guru tani", bëri shaka Rogan për Katy Perry, e cila fluturoi të hënën e kaluar me Gayle King, të fejuarën e Jeff Bezos Lauren Sanchez, astronautën Amanda Nguyen, ish-inxhinieren e NASA-s Aisha Bowe dhe producenten Kerianne Flynn.

Ai komentoi në mënyrë specifike Perryn sepse ajo solli një margaritë në fluturim - një gjest simbolik kushtuar vajzës së saj Daisy.

"Kjo thjesht tregon se sa i shkurtër ishte fluturimi - lulja ishte ende gjallë kur ato u kthyen”, tha Rogan në 'podcast'.

Ai gjithashtu vuri në dyshim rëndësinë e vetë misionit, duke krahasuar trajnimin minimal të ekipit me trajnimin rigoroz që i nënshtrohen astronautëve tradicionalë të NASA-s.

"Ata fjalë për fjalë thjesht prekën pragun e hapësirës. Çfarë kuptimi ka t'i quash ata astronautë menjëherë?", pyeti ai.

Edhe pse ai pranoi se mund të provonte vetë një fluturim më të shkurtër suborbital, Rogan e bëri të qartë se hapësira "e vërtetë" nuk ishte për të. /Telegrafi/