LAJMI I FUNDIT:

Joachim Sauer: Kush është burri në krah të Merkelit?

Joachim Sauer: Kush është burri në krah të Merkelit?

E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, i cili po ashtu nuk e kërkon skenën mediatike.

Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla.


Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA.

Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media. Bisedat me gazetarët ai i refuzon kategorikisht.

Pa rënë sy nga bindja

Këtu nuk luan rol droja, thjesht Joachim Sauer nuk do të reduktohet vetëm në bashkëshortin e kancelares, Angela Merkel.

Kjo as nuk është e nevojshme, sepse Joachim Sauer është një kimist i njohur i botës së kuanteve, që ka marrë një sërë vlerësimesh.

Karriera e Prof. Dr.Dr.h.c. Joachim Sauer filloi në vitin 1967 pas përfundimit të studimeve të kimisë në Universitetin Humboldt në Berlin.

Në Republikën e dikurshme Demokratike Gjermane, RDGJ, ai ishte ndër studiuesit e paktë me reputacion ndërkombëtar që nuk ishin pjesë e SED-së, Partisë Socialiste të Unitetit.

Pas disa stacionesh ai drejton sot sërish në Universitetin e Humboldtit, katedrën e kimisë kuantike.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer.

Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Një këshilltar i mirë

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit.

Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë.

Sauer ka dy djem nga martesa e parë.

Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer.

Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.”

Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori