Partitë politike kanë pritur minutat e fundit të afatit ligjor, përkatësisht pak para orës 24:00 të së premtes, që t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ. Për shkak të koalicioneve parazgjedhore shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë, duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla, të cilat pritet t’u kushtojnë shtrenjtë subjekteve politike. Në mungesë të koalicionit vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e favorizuar në përpilimin e listës.
Nëse për asgjë tjetër, zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do të mbahen mend si zgjedhjet e koalicioneve të mëdha dhe të cilat u kanë shkaktuar më së shumti kokëçarje partive politike.
Koalicionet e bëra në ditën e fundit të afatit ligjor, nga dy të dy blloqet, atij “të luftës” dhe “të paqes”, kanë bërë që listat e kandidatëve për deputet të partive politike të përgjysmohen, duke nxitur kështu një luftë të pakompromis brendapartiak mes individëve dhe klaneve të ndryshme.
Hiç Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka dorëzuar listën 24 orë para afatit përfundimtarë, PDK-ja, LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe “Nisma për Kosovën”, kanë zhvilluar negociata intensive deri në minutat e fundit brenda strukturave partiake, duke bërë “eliminimin” e disa kandidatëve dhe “përzgjedhjen” e disa të tjerëve.
Si rrjedhojë, shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla të cilat pritet të ju kushtojnë jo pak disa partive. E arsyet për secilin prej tyre dallojnë.
Derisa disa janë tërhequr vet nga kandidatura për deputet, disa të tjerë janë eliminuar nga partitë e tyre për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të cilat ata i kanë pasur në legjislaturën e kaluar.
E në fund, ka pasur edhe të tillë që për interesa të partisë janë bërë edhe “Kurbanë”./Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës