Kur heshtja flet më shumë
Ka nga ata që shkojnë në takimin e parë me gjithë zemër, gjithë buzëqeshje dhe… gjithë jetën gati për ta rrëfyer. Të tregojnë ku e shohin veten pas 5 vitesh, si e njohën shoqen më të mirë, pse ndahen gjithmonë pas muajit të tretë. Po, edhe nëse s’ka kimi fare.
Kjo ndodh zakonisht me shenjat “llafazane” të horoskopit si Binjakët, Peshorja, Dashi dhe Shigjetari. Këta janë entuziastët e takimeve që dinë të mbajnë atmosferën gjallë dhe kurrë nuk përjetojnë ato heshtjet e sikletshme që i trembin të gjithë.
Por në anën tjetër të spektrit janë disa shenja që vijnë në takim si me armaturë: të ftohtë, të menduar, me një “mur mbrojtës” emocional që të duhen minimumi 10 takime për ta rrëzuar.
Ja cilat janë tri shenjat më të rezervuara në takimet e para:
Akrepi
Nëse të shikon pa folur, mos u çudit: Po të skanon.
Mos prit që Akrepi të zbulojë diçka personale në takim. Ai/ajo do të të shikojë me sytë ngulitur, me fytyrë të pakuptueshme, ndërkohë që po të analizon çdo fjalë. Ka shumë gjasa që të ketë parë çdo foto tënden në rrjete sociale dhe të dijë më shumë për ty sesa vetë ti.
Akrepat janë shumë intuitivë dhe nuk humbasin kohë me biseda sipërfaqësore për qenin, picën apo filmin më të fundit. Ata kërkojnë thellësi dhe sinqeritet – por pa e bërë këtë hap ata të parët. Dhe po, janë shumë më emocionalë nga ç’duan të duken, prandaj parapëlqejnë të jenë të rezervuar sesa të ndihen të lënduar më vonë.
Bricjapi
Nëse duket sikur je në intervistë pune, ke përballë një Bricjap.
Bricjapët janë seriozë dhe të kujdesshëm. Për ta, takimi i parë është më shumë një vlerësim fillestar, jo një vend për të “hapur shpirtin”. Ata hyjnë me strategji të qartë: flasin pak, dëgjojnë shumë dhe ruajnë “materialin e mirë” për takimin tjetër. Nëse e ndjen që po të teston, nuk gabon.
Nuk është se nuk kanë thellësi, përkundrazi, por e tregojnë vetëm kur janë të sigurt që ti je personi i duhur. Shanset janë që do të marrësh një mesazh super të sinqertë një të martë pasdite shumë rastësisht, që nuk përputhet fare me atë çfarë tha (ose nuk tha) në takim.
Ujori
Nëse duket sikur s’ka interes, mos e merr personale – thjesht Ujori është në “planetin e tij”.
Ujorët janë të çuditshëm në mënyrën më të dashur. Në takime janë të qetë, pak të çuditshëm dhe shumë të largët. Edhe kur u pëlqen dikush, ata do ta fshehin si profesionistë. Preferojnë të flasin për muzikë, teori konspirative dhe ngjyrën e preferuar sesa për marrëdhënie ose ndjenja.
Nëse i pyet për familjen apo për qëllimet në jetë, mund të bllokohen ose të bëjnë shaka që shmangin çdo lloj emocionaliteti. Janë më të mirë në situata spontane, jo formale, prandaj mos u habit nëse takimi i parë është shumë “meh”, por i dhjeti është ‘bomba’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Pse rrobat tuaja nuk kanë aromë të freskët pas larjes? Ja ku po gaboni

Njollat në mure do të jenë gjë e së kaluarës, por vetëm me këtë truk

Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

“Split” sistemi

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë