LAJMI I FUNDIT:

Jo më shumë se kjo: Sa kohë mund të përdoret qumështi i adaptuar pasi e keni përgatitur?

Jo më shumë se kjo: Sa kohë mund të përdoret qumështi i adaptuar pasi e keni përgatitur?

Problemi është se qumështi i përshtatur nuk është i sterilizuar

Kur i ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht të adaptuar, shumë nëna pyesin se sa kohë mund të qëndrojë pasi të jetë përgatitur, nëse fëmija nuk e ka pirë të gjithin.


Kur bëhet fjalë për temperaturën e dhomës, disa ekspertë besojnë se ky qumësht nuk duhet të qëndrojë më shumë se një orë, ndërsa rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se koha maksimale e qëndrimit është dy orë.

Në formulën e përgatitur, bakteret e dëmshme zhvillohen me shpejtësi. Ky proces zhvillohet edhe nëse mbahet në frigorifer, ndonëse disi zhvillohet më ngadalë, transmeton Telegrafi.

Sa më gjatë të qëndrojë qumështi, aq më të mëdha janë mundësitë që fëmija të infektohet kur ta pijë dhe është e nevojshme të përgatitet i freskët për çdo vakt.

Formula e qumështit pluhur nuk është produkt i sterilizuar dhe arsyeja pse disa organizata shëndetësore nuk bien dakord se sa saktësisht mund të qëndrojë qumështi fshihet në temperaturën e ujit me të cilin përgatitet qumështi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon ngrohjen e ujit në minimum 70 gradë, sepse një temperaturë kaq e lartë vret bakteret në formulë. Sigurisht, është e vetëkuptueshme që qumështi formulë i jepet foshnjës vetëm kur të jetë ftohur.

Organizatat që nuk rekomandojnë lënien e formulës për më shumë se një orë, e këshillojnë sepse besojnë se uji i vakët që nuk vret bakteret në formulë është i mjaftueshëm për prodhimin e qumështit.

Nëse foshnja nuk e pi të gjithë sasinë, dhe duhet të ruhet, duhet mbajtur patjetër në frigorifer për maksimum 24 orë. /Telegrafi/