LAJMI I FUNDIT:

Jo miqësi, por ujdi politike

Kosova dhe Serbia do të krijojnë politika pro evropiane, politika të paqes, pa njohje të “ndërsjellë” si shtet. Heqja dorë nga politikat konfliktuoze nënkupton mbylljen e një kapitulli fatkeq hegjemonist

Një miqësi e mirëfilltë politike dhe njerëzore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë së Nikoliqit dhe Daçiçit është iluzion se do të ndodh. Ultranacionalistët serbë, që janë me ndikim në shoqërinë serbe, nuk do jenë të gatshëm kurrë t’i kërkojnë falje shqiptarëve për të këqijat njerëzore, politike e materiale që ia kanë bërë, ngase i kanë bërë me vetëdije dhe planë hegjemoniste. Prandaj, paqja e qëndrueshme ballkanike mbetet peng e ish-kriminelëve serbë që tashmë janë bërë të “moderuarit” politik. Ndërsa, miqësia ndër-fqinjësore me shqiptarë mund të paramendohet kur kemi një demokratizim të Serbisë nga brenda, që është demokratizim i shpirtit të qytetarit serb.


Ndodhi ajo që duhej të ndodhte një ditë, mirëpo takimi mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë nuk ishte takim ndërshtetëror, por ishte takim mes të barabartëve në selinë e interesit të përbashkët politik, në vendin e integrimit edhe të Kosovës e edhe të Serbisë, në zyrën e baroneshës Eshton, në Bashkimin Evropian. Mirëpo, duhet besuar dhe pranuar se e vetmja zgjidhje stabilizuese për Ballkanin, posaçërisht relaksimin e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve mbeten takimet e tilla mes Kosovës dhe në Serbisë, jo në vizita të ndërsjella mes këtyre dy shteteve, por në takime në selitë e Brukselit dhe Uashingtonit, për një harmonizim raportesh politike për të arritur një marrëveshje për paqe fqinjësore.

Duhet të gjithë ta dinë, madje edhe Brukseli dhe Uashingtoni, se Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë miqësi, por mund të kenë ujdi politike për paqe. Nuk besojë që Serbia, po them Serbia e Nikoliqit dhe e Daçiçit, që është e gatshme që këtë paqe politike ta pranoj. Mirëpo, është një fat i mirë se edhe ideorja e dikurshme e të këqijave në Ballkan, posaçërisht të këqijave ndaj shqiptarëve, Rusia, nuk po i “paguan” më mercenarët serbë – sepse nuk ia quan “amanetin” në vend; po ashtu, është fat i mirë që edhe Uashingtoni dhe Brukseli ia thanë vendosur Serbisë se e vetmja rrugë e shpëtimit është që të heqë dorë nga politikat konfliktuoze me shqiptarët.

Një Traktat Paqeje mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton heqjen e sigurimit të shtetit Serb nga Republika e Kosovës, lejimin e serbëve përbrenda Kosovës nga ana e Serbisë për ta njohur Kosovën si shtetin e tyre të ndërtimit të jetës, harmonizimin e raporteve politike mes Kosovës dhe Serbisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në struktura të tjera euroatlantike. Mirëpo, nuk duhet besuar kurrë që Serbia do të deklarohet se e njeh Kosovën si shtet. Realisht në këtë proces paqeje besoj që do të ketë edhe një “motivim” shtesë për serbët e veriut të Kosovës, për t’u integruar në shtetin e Kosovës, e ky motivim paragjykoj që do të jetë me pjesëmarrje të veçantë të serbeve të veriut në Parlamentin e Kosovës për një kohë të caktuar – por jo ndonjë status mbi status. Në të kundërtën, çdo hapësirë e veçantë politike që i ik Pakos së Ahtisarit nënkupton ndarjen administrative të Kosovës.

Duhet ditur që përpjekjet për ta integruar Ballkanin si të tërë, pra një Kosovë dhe një Serbi evropiane, nënkupton humbjen e ideologjisë moniste ruso-sllave në Ballkan, dhe triumfi i rendit të lirë njerëzor, pa dallim nacional, racor e fetar. Ky është rendi i mendimit të ri politik, është rendi demokratik, i cili rend i vjen në “kallëp” Ballkanit, e posaçërisht shqiptarëve që kurrë njëherë nuk iu nënshtruan okupatorëve dhe nuk e pranuan “okupimin e fjalës liri”.

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori