Jimmy Kimmel pas pezullimit: Është e rëndësishme që jetojmë në një vend që na lejon të kemi një shfaqje si kjo
Komediani dhe prezantuesi amerikan, Jimmy Kimmel, u rikthye të martën në emisionin e tij “Jimmy Kimmel Live” pas një pezullimi që kishte shkaktuar polemikë të madhe.
Pezullimi erdhi pas monologut të Kimmel më 15 shtator, ku komentoi të shtënat ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke shkaktuar zemërim tek mbështetësit e Donald Trump.
Gjatë rikthimit në studio, Kimmel falënderoi audiencën dhe kolegët për mbështetjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e lirisë së fjalës dhe të shprehjes në ShBA.

Ai sqaroi se nuk kishte aspak qëllim të marrë lehtë vrasjen e Kirk dhe se komentet e tij nuk synonin të fajësonin ndonjë grup të caktuar.
Disney, pronari i ABC, kishte pezulluar përkohësisht emisionin, ndërsa kryetari i FCC-së, Brendan Carr, kërcënoi me licencat e stacioneve nëse kompania nuk ndërmerrte veprime ndaj Kimmel.
Disa stacione transmetuese, përfshirë ato të Nexstar dhe Sinclair, refuzuan transmetimin e emisionit, duke detyruar Disney të ndalonte prodhimin për disa ditë.
Vendimi shkaktoi reagime të forta nga komuniteti i Hollywoodit dhe organizata për lirinë e fjalës, duke përfshirë një letër të hapur të nënshkruar nga mbi 400 yje, si Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Tom Hanks.
- YouTube www.youtube.com
Kimmel kritikoi presionin e administratës Trump dhe e quajti të papranueshëm përpjekjen për të heshtur komedianët që kritikojnë presidentin.
Shtoi po ashtu se emisioni nuk është i rëndësishëm në vetvete, por rëndësi ka që njerëzit të jetojnë në një vend ku mund të kenë shfaqje si kjo dhe të shprehin mendimet e tyre lirisht.
Megjithëse disa stacione partnere nuk transmetuan programin, “Jimmy Kimmel Live” vazhdon të jetë i disponueshëm online dhe në platformat Hulu dhe Disney+. /Telegrafi/








































