Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk kanë prishur së fundmi marrëdhëniet e tyre, ndërsa thumbat nuk munguan as në rrjetet sociale.

Për të shtuar një dozë humori në këtë situatë, komediani i njohur Jimmy Fallon realizoi një intervistë imagjinare me presidentin Trump, ku e pyet për arsyen e prishjes së raporteve me Musk-un.


Sigurisht, kjo nuk është një intervistë reale, por një montazh ku Fallon i bën pyetje Trumpit rreth Muskut dhe më pas përdor pamje nga intervistat e mëparshme televizive të presidentit, duke i përshtatur përgjigjet në mënyrë të mprehtë dhe qesharake për situatën aktuale.

@fallontonight

Jimmy “interviews” Trump about his rocky relationship with Elon Musk. #FallonTonight #TonightShow #Trump #ElonMusk #JimmyFallon

Ky video-montazh ka shkaktuar të qeshura pa fund dhe është bërë viral në TikTok, duke arritur pothuajse 17 milionë shikime dhe 1.8 milionë pëlqime.

Përgjigjet dhe komentet e përdoruesve kanë qenë shumë pozitive, me shumë nga ata që e kanë parë duke u argëtuar nga kreativiteti i Fallon. /Telegrafi/