LAJMI I FUNDIT:

Jetoni fantazinë tuaj me këtë veturë ‘të volitshme’ nga garat e 2019 në Formula 1

Jetoni fantazinë tuaj me këtë veturë ‘të volitshme’ nga garat e 2019 në Formula 1

Një veturë e garave e përdorur nga Daniil Kvyat për të arritur në podium gjatë Kampionatit të Formula 1 në vitin 2019 është shitur privatisht – por që vjen me diçka unike.

Vetura e Formula 1 e vitit 2019 e ekipit Toro Rosso – e njohur ndryshe edhe si STY14 – vjen e kompletuar me sistemin e saj origjinal hidraulik, kutinë e shpejtësisë, radioatorët, marmitën dhe me një numër të pjesëve rezervë, por në mënyrë thelbësore i mungon motori i saj hibrid V6 me mbushje turbo, Honda 1.6 litra.


E ndërtuar për të rrotulluar deri në 15,000 rpm, njësia e fuqisë Honda u përfol se prodhonte afërsisht 750 kW, por mund të ishte hequr nga automjeti në mënyrë që të mbahej si rezervë, ose të hiqej dhe të përdoret për pjesë këmbimi nga ekipi, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Pasi iu bashkua ekipit të Toro Rosso në vitin 2019, Kvyat përdori këtë makinë F1 për të arritur vendin e tretë në Çmimin e Madh të Gjermanisë – rezultati i parë në podium për Toro Rosso në më shumë se një dekadë – dhe një nga nëntë përfundimet e top-10 nga Kvyat në këtë shasi atë vit.

Makina e garave u shit nga specialisti italian i makinave klasike Automobile Tricolore, për një shumë të pacaktuar. Ajo u rendit për 439,000 € plus taksat.

Kjo makinë mund të jetë përdorur për një seancë testimi ose demonstrim publik në vitin 2021, pasi mban të njëjtën ngjyrë blu dhe të bardhë (pa sponsorë) të përdorur nga Alpha Tauri – emri i ri për ekipin Toro Rosso – në makinat e tij konkurruese vitin e kaluar.

Ndërsa mund të duket se ka kushtuar shumë për një makinë pa motor, makinat moderne të ish-F1 janë shitur për më shumë se 6 milionë euro, siç ishte rasti me makinën Ferrari F1 të Michael Schumacher-it, fitues i garës në vitin 2001.

Kohët e fundit, makina Ferrari F1 e Schumacher e vitit 1998 doli në treg për 4.53 milionë euro. /Telegrafi/