Jeton Shaqiri: Disa shkolla i kanë marrë tekstet shkollore por ende nuk i kanë dorëzuar tek nxënësit
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka folur sot para gazetarëve për vonesën e një pjese të teksteve këtë vit, duke krahasuar se për dallim nga viti i kaluar, tani bëhet fjalë vetëm për tekstet për klasën e gjashtë.
Ai tha se sipas informacioneve që ai ka, thotë se tekstet shkollore janë dorëzuar në një pjesë të madhe të shkollave fillore në qytetin e Shkupit dhe disa qytete tjera, ndërsa për ato ku nuk janë dorëzuar do të kërkojë analizë nga shërbimet se sa shkolla janë në pyetje.
“Proceduarat për testet në shkencat natyrore, matematikë dhe në gjuhën maqedonase janë përfunduar dhe duhet të dorëzohen në shkollat fillore. Prandaj diskutimi tani është vetëm për klasën e gjashtë dhe do të kërkoj analizë se për sa shkolla bëhet fjalë në rajon”, tha Shaqiri.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Arsimit, ka shkolla që i kanë marrë taktet e librave, por ende për disa arsye nuk i kanë dorëzuar tek fëmijët, tha ministri.
I pyetur nëse dikush do të marrë përgjegjësi për vonesën, Shaqiri tha se nga ky vit ka një drejtor të ri në Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe vlen të theksohet se nuk ka pasur vonesa me certifikatat, kurse programet e klasës së tretë janë dorëzuar në kohë. Sa i përket klasës së shtatë, ku nga ky vit po punojnë sipas një programi të ri arsimor, Shaqiri ka dhënë afat që procedura të përfundojë deri në fund të nëntorit. Nëse programet nuk arrijnë deri atëherë, ministri tha se do të kërkojë përgjegjësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City