KB Rahoveci ka konfirmuar trajnerin e ri. Ai është ish-trajneri i Vëllaznimit dhe Bashkimit, Jeton Nixha.
Nixha vjen te KB Rahoveci nën presionin e madh të tifozëve dhe qytetit për të mbushur pritshmëritë dhe këpucët e Valentin Spaqit, i cili u largua pas një sezoni historik të kualifikimit në Superligë.
Komunikata e plotë e KB Rahovecit nga faqja zyrare e klubit:
Bordi i Klubit të Basketbollit Rahoveci ka kënaqësinë të ju njoftoi se të premten ka finalizuar bisedimet dhe ka nënshkruar kontratë me trajnerin Jeton Nixha, i cili do të drejtoi skuadrën tonë për edicionin e ardhshëm në Superligë. Nixha u prezantua si trajner në një konferencë për media ku të pranishëm ishin edhe kryetari i klubit Bekim Hoxha, Drejtori Sportiv Alban Rama dhe sekretari i klubit Afrim Sharku. Me këtë rast kryetari Bekim Hoxha, ka thënë se pret shumë nga trajneri i ri për shkak të përvojës së tij në të kaluarën në basketboll.
“Nga sot në KB Rahoveci fillon një periudhë të re me z. Jeton Nixha. Unë shumë besoj dhe shpresoj që do të krijojmë një skuadër shumë kompetitive për Superligë, duke marr parasysh që trajneri i ri ka një përvojë të jashtëzakonshme si lojtarë por edhe si trajner”, ka thënë Hoxha.
Ndërkohë trajneri i ri Jeton Nixha, ka thënë se ndihet i privilegjuar që do të drejtoi KB Rahoveci, ndërsa ka paralajmëruar se vizioni i tij është që klubi jonë të qëndrojë gjatë në Superligë. Ai ka vlerësuar lartë edhe përkrahjen që klubi ka nga “Vreshtarët”.
“Ne kemi rënë dakord që skuadra e Rahoveci, të ndërtoi strukturë jo vetëm për të defiluar në Superligë, por të qëndroi gjatë aty. Shpresoj që infrastruktura të rregullohet deri në fund të këtij viti dhe të kemi më shumë mundësi për lojtarë të rinjë. Ambiciet tona do të përqendrohen aktualisht në lojtar vendor të cilët do të jetë bazë kryesore e klubit”, deklaroi Nixha.
Jeton Nixha në të kaluarën ka drejtuar disa skuadra kosovare në Superligë. Ai e ka nisur karrierën në skuadrën e Ekskluzivit, ndërsa po ashtu ka qenë edhe trajneri i klubit të femrave Universiteti ku është shpallur kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës. Nixha ka drejtuar edhe Vëllaznimin, Kastriotin më pas Bashkimin me të cilin ka arritur në Play Off, ndërsa për një kohë të gjatë ka pasur rol edhe në FBK si sekretar por dhe si Kryetar i Këshillit profesional i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
https://youtu.be/8ZWIejioSjc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës