Një britanik me origjinë indiane ishte kthyer në fenomen në rrjet për shkak të jetës luksoze.

Pritesh Ladwa udhëtonte pafund dhe bënte një jetë luksoze, falë mashtrimit që kishte kryer.


Ai ishte paraqitur si një sipërmarrës i suksesshëm në Komisionin e Pyllëzimit në Britani.

Pritesh kërkoi para për të pyllëzuar një breg në kontenë e Jorkut.

Pasi mori më shumë se 100 mijë funte ai nisi të shijojë jetën, transmeton tema.

Por kur komisioni zbuloi se atje ku duhet të ishte pylli nuk kishte një pemë të vetme, e arrestoi mashtruesin.

Tashmë ai duhet të kryejë 27 muaj burg.

1

2

3

4

5

6

7