Nga: David Byrne (nga albumi “Fear of Music” i vitit 1979, i grupit Talking Heads)
Përktheu: Agron Shala
Dëgjova për një furgon, të ngarkuar me armë
Të mbushur spicë e gati me u nisë
Dëgjova për ca varreza, atje tej pranë autostradës
Një vend që askush s’e di
Krisma e pushkës, dëgjohet në largësi
Tashmë jam mësuar me të
Kam jetuar në shtëpi luksi, kam jetuar në geto
Kam banuar kudo në këtë qytet
Kjo nuk është gosti, kjo nuk është diskotekë
Kjo nuk është hajgare
S’ka kohë për vallëzim, as për dashuri
S’kam tash kohë për këto gjëra
Dërgoj mesazhin, te pranuesi
Shpresoj të marr përgjigje një ditë
I kam tri pasaporta, disa viza
E ti emrin tim të vërtetë madje s’e di
Lart në një kodër, kamionët po mbushen
Gjithçka është gati për t’u nisur
Fle gjatë ditës, punoj gjatë natës
Mund të mos mbrrij kurrë në shtëpi
Kjo nuk është gosti, kjo nuk është diskotekë
Kjo nuk është hajgare
Ky nuk është Mudd Club e as C.B.G.B*
S’kam tash kohë për këto gjëra
Ke dëgjuar për Hjustonin? Ke dëgjuar për Detroitin?
Ke dëgjuar për Pitsburgun e Pensilvanisë?
Duhet ta dish se nuk duhet të rrish në dritare
Dikush mund të të shohë aty
Kam ca ushqime, ca gjalpë kikiriku
Për të mbijetuar për ca ditë
Por, nuk kam altoparlantë, s’kam as kufje
Nuk kam as disqe për të lëshuar muzikë
Pse të rri në kolegj? Pse të shkoj në shkollë nate?
Do të jem ndryshe këtë herë
S’mund të shkruaj letër, s’mund të dërgoj kartolinë
Nuk mund të shkruaj më asgjë
Kjo nuk është gosti, kjo nuk është diskotekë
Kjo nuk është hajgare
Do të doja të të puthja, do të doja të të përqafoja
S’kam tash kohë për këto gjëra
Probleme në tranzit, kaluam nëpër barrikadë
U shkrimë në turmë
Kemi kompjuterë, po i përgjojmë linjat e telefonit
E di se kjo nuk lejohet
Vishemi si studentë, vishemi si amvise
Ose në kostum e kravatë
I kam ndryshuar flokët, shumë herë deri tash
Nuk e di më se si dukem!
Ti më rrënqeth, ndihem i ndjeshëm
Jemi bërë ekip i mirë
Mos u rraskapit, po vozis unë
Ti duhet të bësh një sy gjumë
Merri udhëzimet, përcilli shenjat
Pastaj duhet ta ndryshosh adresën
Ndoshta nesër, ndoshta ditën tjetër
Çfarëdo që mendon se është më mirë
I dogja të gjitha fletoret, çfarë dobie ka nga to?
S’do të më ndihmojnë të mbijetoj
Gjoksi po më dhemb, po djeg si furrë
Zjarri më mban gjallë
Mundohu të jesh i shëndoshë, me ushtrime fizike
S’duhet të të marrësh asnjë sëmundje
Mundohu të jesh i kujdesshëm, mos rreziko
Bën mirë të kesh kujdes çka flet
* Mudd Club e C.B.G.B, klube të njohura nate të Nju Jorkut në vitet 1970
https://youtu.be/jShMQw2H2cM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti
Rezistenca e shpirtit

Çfarë është raporti i artë në art?

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

“15 ditë prilli” të Anisa Markarianit

Keqinterpretimi i të drejtës zakonore: Kanuni nuk lejonte gjuajtjen me armë në ahengje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës