Jessie J ka reaguar ndaj thashethemeve për shtatzëninë pas një postimi të publikuar në Instagram, ku ajo mbante dorën mbi barkun e saj.

Fotografia, e cila përfshinte një selfie të këngëtares britanike, bëri që fansat të spekulonin për një shtatzëni të mundshme, duke shkruar komente si: “Mendova se ishte një fëmijë tjetër rrugës”.


Këngëtarja 36-vjeçare u detyrua të sqaronte situatën, duke u përgjigjur në mënyrë humoristike dhe duke shpjeguar se “vetëm muzika e re është në rrugë”, shkruan DailyMail.

96539119 14533859 image a 40 1742894100071

Jessie mirëpriti djalin e saj, Sky, në maj 2023, me të dashurin e saj Chanan Colman.

Përveç kësaj, Jessie ka shpërndarë disa lajme mbi karrierën e saj. Ajo ka plane për t’u kthyer në muzikë pas shtatë vitesh, me një album të ri, dhe ka shprehur dëshirën për të provuar komedinë.

96539223 14533859 image a 55 1742894418549

Gjatë një paneli të Apple Music, ajo zbuloi se do të donte të bëhej stand-up komediante, duke shprehur pasionin për të bërë njerëzit të qeshin.

Jessie gjithashtu është duke punuar në një projekt të ri muzikor me Ryan Tedder të OneRepublic dhe pritet të publikojë këngën e saj të parë në pranverë.

Pavarësisht se nuk ka publikuar muzikë vitet e fundit, Jessie fitoi 7.6 milionë paund në vitin 2023, falë menaxhimit të karrierës së saj të pavarur. /Telegrafi/

96539169 14533859 image a 176 1742902109082