LAJMI I FUNDIT:

Jessica Alba tregon se si e realizon grimin në më pak se pesë minuta

Jessica Alba tregon se si e realizon grimin në më pak se pesë minuta

Nëse nuk e dinit, Jessica Alba filloi kanalin e saj në YouTube ndërsa të gjithë ishim në karantinë për shkak të pandemisë. Që nga ajo kohë, ajo vazhdimisht ka postuar video në lidhje me bukurinë, modën dhe ushqimin.

Në videon e saj më të fundit, themeluesja e “Honest Beauty” shfaqi aftësitë e saj të shpejta të grimit duke krijuar një grim të plotë në më pak se pesë minuta.


Të gjithë ishin të mrekulluar nga aftësia e aktores për të bërë grimin e saj aq shpejt sa ndjeu nevojën për të ndarë.

Videoja, e cila titullohet “5 Minute Contour Challenge with Sofia Vlahos” paraqet Alba dhe Vlahos, një tjetër YouToube-re, që përpiqen të bëjnë grimin e tyre me fondatinë, kontur dhe pudër – në pesë minuta ose më pak.

Ikona e bukurisë, e cila kishte vite përvojë si e ulur në karrigen e makijazhit dhe ndërtoi linjën e saj të grimit, përfundoi grimin sikur të mos ishte ndonjë punë e madhe.

Shikoni videon e plotë, më poshtë, për ta parë se si e realizoi Alba grimin e saj pesë minutësh:

/Telegrafi/