Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se nëse të hënën, më 27 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranon planin evropian, sipas të cilit Kosova do të bëhet shtet, ai do të kryejë ‘tradhti të lartë, sigurisht më të madhen që ka përjetuar Serbia në këtë shekull, ndoshta në përgjithësi dhe se do të pasojnë një sërë pasojash”.
“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare”, ka thënë Jeremiq në një tekst autorial në portalin “Nova”.
Ai ka thënë se kjo do të thoshte se Vuçiq, në emër të Serbisë, ka pranuar në mënyrë ligjërisht të detyrueshme ndërkombëtarisht, që Kosova është shtet, transmeton Telegrafi.
“Pavarësisht gjithë spinave dhe propagandave që do të përpiqeshin ta mbulonin, çështja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se Serbia është shtet, nëse pajtohet për barazi me Kosovën, do të pranonte pa mëdyshje që edhe Kosova të jetë shtet. Qëndrimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund ose jo shprehimisht të qëndrojë në marrëveshje, nuk bën kurrfarë dallim”, tha Jeremiq.
Opozitari serb theksoi se “pasojat e kësaj tradhtie nuk do të ishin asgjë më pak se tragjike dhe se pavarësia e Kosovës së shpejti do të njihet nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë këtë deri më tani”.
Pas kësaj, vlerësoi Jeremiq, “Kosova do të pranohej menjëherë në NATO dhe Këshillin e Evropës, kurse OKB-ja dhe UNESCO do të ishin të radhës”.
“Në pak vite, Shqipëria dhe Kosova do të shkriheshin zyrtarisht në një shtet të vetëm shqiptar, i cili do të kishte aspirata të mëtejshme territoriale ndaj Serbisë, por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, çka do të sillte pashmangshmërisht në tensione dhe konflikte të reja.
Pavarësisht se çfarë do të shkruhej në letër për Kishën Ortodokse Serbe, të gjitha kishat dhe manastiret tona në Kosovë do të merreshin dhe do të shqiptarizoheshin brenda një dekade”, thuhet në vlerësimin e Jeremiqit në njoftimin e Partisë Popullore.
Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbenë veri të Kosovës.
Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'