Jepet premiera e filmit “Azem Galica”


Filmi rrëfen jetën e patriotit kombëtar Azem Galica dhe është i bazuar në librin Bedri Tahirit.
Filmi “Azem Galica”, i cili ka kushtuar përmbi 400 mijë euro, është sponzoruar nga Post Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) dhe Aeroportit të Prishtinës.
Rolet kryesore të filmit “Azem Galica” interpretohen nga Halil e Merita Budakova, kurse rolet e tjera nga aktorë të njohur shqiptarë, si Reshat Arbana, Çun Lajqi, Enver Petrovci, Adem Mikullovci, Hadi Shehu e Blerim Gjoci.
Filmi shfaqet në tre termine në kinemanë “ABC”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/02/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































