LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm gjerman

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm gjerman

Sigmar Gabriel nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re gjermane.

Ai shkroi në Twitter se nuk është më pjesë e qeverisë, por do të jetë vetëm deputet i zgjedhur i drejtpërdrejtë Parlamentit gjerman. Për këtë e kishin njoftuar krerët e Partisë Socialdemokrate. Ai i uroi socialdemokratëve ‘nga zemra’ suksese.


Revista gjermane Spiegel, përcjell Telegrafi, njofton se ministër i Jashtëm pritet të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Heiko Maas. Por zyrtarisht SPD i bën të njohur të premten emrat e ministrave të saj në kabinetin e ri. /Telegrafi/