Kryeministri rumun ka dhënë dorëheqje. Vendimi pasoi një humbje të ngushtë në zgjedhjet e djeshme në Rumani.

Ludovic Orban, udhëheqësi i Partisë Liberale Kombëtare të qendrës së djathtë (PNL), njoftoi dorëheqjen përmes televizionit pas rezultateve zhgënjyese të partisë së tij, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, me 95 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet e së dielës, Social Demokratët e opozitës (PSD) kanë rreth 30 për qind të votave, të cilat mund të mos jenë të mjaftueshme për t'i lejuar ata të formojnë një qeveri, kujton euronews.

fd56c39e 21a2 488d 97df b7f6710de01e w948 r1.77 fpx43.54 fpy44.99

Më herët të hënën, Orban tha se bisedimet e koalicionit me Social Demokratët ishin jashtë diskutimit, por nuk dha një shpjegim të qartë se si partia e tij shpreson të arrijë një shumicë të re qeverisëse në parlamentin dydhomësh me 465 vende.

Orban ka drejtuar qeverinë për pak më shumë se një vit dhe është një nga pesë kryeministrat që Rumania ka pasur në të njëjtin numër vitesh.

Ai u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë Social Demokrate, e cila u kritikua ashpër nga BE për ndërhyrje në gjyqësor dhe skandale korrupsioni. /Telegrafi/