LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren, akuzon kryetarin Totaj për kërcënime e shantazhe

Jep dorëheqje drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren, akuzon kryetarin Totaj për kërcënime e shantazhe

Drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka thënë se arsye për këtë janë bërë disa kërcënime dhe shantazhe nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

“Që nga ky moment po deklaroj se jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Prizren (DPMS)”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

“Kam besuar dhe punuar për ndryshimin në Prizren dhe e kam pranuar detyrën e Drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale duke besuar në mirëqeverisje, dhe për t’i shërbyer qytetarëve dhe familjeve që kanë nevojë pasi drejtoria që unë e kam udhëhequr është drejtoria më e ndjeshme sepse ka të bëjë me familjet nevojtare.”

Tutje, ajo ka akuzuar Totajn për burokraci dhe nepotizëm, ndërsa ka thënë se për të ka besuar se do të jetë mbështetës dhe shtytës kryesor i mirëqeverisjes.

“Sigurisht që kur e kam marrë detyrën kam qenë e vetëdijshme për sfida e vështirësi të natyrës së punës, por për këto 10 muaj nuk gjeta bashkëpunim dhe gatishmëri për punët që na pritnin në këtë drejtori. Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5 muaj që vendimet t’i nënshkruaj kryetari i komunës”.

“Për 10 muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim. Duke u bazuar në ligjin e vetëqeverisjes lokale, unë llogari për punën time është dashur t’i jap vetëm kryetarit të Komunës dhe qytetarëve. E në rastin konkret më shumë i kam dhënë llogari shefit të kabinetit sesa kryetarit të komunës”.

“Andaj shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjtja deri të premten në ora 13:20 minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcënuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit, Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj”.

Në fund, Kabashi ka pretenduar se pasi është detyruar të nënshkruajë nën kërcënim brenda zyrës së kryetarit, i ka dërguar email përsëri Totajt për ta informuar lidhur me rastin dhe është drejtuar për në stacionin policor ku ka dhënë deklaratë në Njësitin e Krimeve Ekonomike në Prizren për siç ka thënë, të gjitha këto parregullsi që ka hasur.

“E falënderoj gjithë stafin që kanë bashkëpunuar dhe u jam mirënjohëse tërë jetën atyre që besuan në mua”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori