LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez në versionin natyral, ka treguar se si duket pa grim

Jennifer Lopez në versionin natyral, ka treguar se si duket pa grim
(Foto: Instagram/jlo)

Jennifer Lopez fillimisht u ka treguar ndjekësve të saj se si duket pa grim dhe më pas ka zbuluar se cilat produkte përdor për të arritur një pamje pa të meta.

Gjegjësisht, bëhet fjalë për një reklamë për markën e saj JLO Beauty. Ajo thotë se shumë njerëz i kanë kërkuar që të tregojë se si vishet në vetëm pesë minuta.


“Kështu duket kur duhet të bëhesh shpejt gati për të dalë me miqtë e tu. Nuk po përpiqesh t’i bësh përshtypje askujt, vetëm për t’u dukur sa më mirë”, ka thënë ndër të tjera 53-vjeçarja.

Jennifer Lopez ngrihet çdo ditë në orën 4:45 të mëngjesit për të stërvitur: “Një ditë nuk mund të merrja frymë dhe tani e kuptoj se çfarë më ndodhi”
Lexo po ashtu Jennifer Lopez ngrihet çdo ditë në orën 4:45 të mëngjesit për të stërvitur: “Një ditë nuk mund të merrja frymë dhe tani e kuptoj se çfarë më ndodhi”

Ajo aplikoi në fytyrën e saj serumin JLO Beauty, kremin JLO Beauty Blockbuster, JLO Beauty Fresh Take Eye Cream dhe JLO Beauty Tan Cream.

“Nëse dëshironi, shtoni pak shkëlqyes buzësh. Aplikimi i maskarës është opsional”, ka theksuar tutje duke vendosur një palë vathë të mëdhenj. Në fund ajo vuri në dukje “baby hair” – pra qimet e vogla që rriten rreth vijës së flokëve.

Sekreti i dukjes mbresëlënëse të Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Sekreti i dukjes mbresëlënëse të Jennifer Lopez

Në komente ka marrë shumë komplimente për pamjen e saj, por ka pasur edhe nga ata që i kanë kujtuar se duhet të jetë më e sinqertë.

“Keni harruar të përmendni se zakonisht përdorni produkte që kushtojnë një mijë dollarë dhe që shkoni për piling me laser dhe të ngjashme”, është shprehur një përdorues i Instagramit. /Telegrafi/