LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez në një kombinim për femra të guximshme

Jennifer Lopez në një kombinim për femra të guximshme

Nëse ju pëlqen gardëroba me dekolte të ulët, atëherë kopjoni këtë

Ajo vendosi të bashkojë pjesë që së bashku sjellin stil modern dhe provokues dhe nuk do të lënë askënd indiferent.

Nëse jeni adhuruese e gardërobës me dekolte të ulët, atëherë me siguri do t’ju pëlqejë bluza e saj ngjyrë vjollce, transmeton Telegrafi.

Ajo mban një dekolte ovale, por vendosi të vinte shumë bizhuteri floriri që jepnin një dimension të veçantë dhe jepnin një notë magjepsëse.

Për të mos qenë “i hapur” kombinimi i plotë, ajo vendosi të bënte një ekuilibër, ndaj veshi pantallona të gjera Et Ochs Pre-Fall që i theksonin belin për shkak të prerjes së thellë.

Ajo ka shtuar edhe sandale me platformë floriri që përshtaten në mënyrë perfekte me kombinimin e saj të zgjedhur.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Ju pëlqen kombinimi i saj? /Telegrafi/