Jennifer Lopez duket e mrekullueshme ndërsa zbret nga avioni privat në Miami

Jennifer Lopez përherë ka mahnitur fansat me paraqitjet e saj në publik.
Së fundmi ajo është parë në Miami, teksa u fotografua duke zbritur nga avioni privat, shkruan Daily Mail.
Bukuroshja bionde është shfaqur e veshur me një bluzë të zezë, të kombinuar me një palë xhinse të gjera.

Flokët i kishte të kapura mbrapa kokës, kurse në fytyrë nuk vërehej shumë për shkak të syzeve që kishte vënë.
Një udhëtim i tillë ka përfshirë edhe fëmijët e saj, me të cilët kohëve të fundit po kalon mjaft shumë kohë.

Sa i përket jetës private, Jlo po aludohet se ka filluar lidhje me ish-të dashurin Ben Affeck, derisa u fotografua edhe me Marc Anthony. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/05/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































