A e dini sa ‘vrima’ ka zona intime e një gruaje? Ja çfarë tregoi studimi që habiti edhe mjekët

Njohuritë mbi anatominë e organeve gjenitale femërore janë më të pakta se sa mendohet zakonisht
Një studim nga Spitali Addenbrooke në Cambridge zbuloi se shumë persona, përfshirë edhe ata me probleme urogjinekologjike, nuk arrijnë të përcaktojnë saktë numrin dhe funksionin e ‘vrima’ në pjesën intime të femrës.
Qëllimi i këtij studimi ishte të vlerësonte nivelin e njohurive në popullatë, sidomos në lidhje me prolapsin e organeve të legenit, një gjendje që prek shumë gra dhe që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar pa një njohje të mirë të anatonomisë. Pa këtë bazë njohurish, pacientet shpesh nuk e njohin gjendjen e tyre dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë.
Studimi i publikuar në revistën International Urogynecology Journal, u realizua përmes një pyetësori anonim, në të cilin morën pjesë burra dhe gra me probleme urogjinekologjike, si dhe miq, familjarë dhe kujdestarë të tyre, si dhe vizitorë të klinikës.
Pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjeshin në dy pjesë: së pari, sa ‘vrima’ kanë femrat në zonën intime dhe funksionet e secilës prej tyre; së dyti, të identifikonin në një diagram shtatë struktura anatomike: buzët e mëdha, buzët e vogla, klitorisi, uretra, vagjina, perineumi dhe anusi, raporton IFL Science, përcjell Telegrafi.
Rezultatet e hulumtimit ishin befasuese
Rezultatet treguan se vetëm 46% e tyre e dinin që femra ka tri hapje kryesore në zonën intime: uretrën, vagjinën dhe anusin. Në pjesën e diagramit, vetëm 9% e pjesëmarrësve arritën t’i identifikonin saktë të gjitha shtatë strukturat.
Një keqkuptim i madh ishte lidhur me dallimin mes klitorisit dhe uretrës: rreth gjysma e atyre që etiketuan klitorisin e ngatërruan me uretrën dhe anasjelltas. Nuk u gjetën ndryshime të mëdha midis gjinive për këtë pyetje, por gratë gabonin më shpesh në dallimin mes anusit dhe vagjinës.
Faktorët që ndikuan në njohuritë e përgjithshme ishin niveli i arsimit, mosha dhe përkatësia etnike. Popullsia më e mirë e informuar ishte ajo më e moshuar, me arsim të lartë dhe kryesisht me prejardhje të bardhë.
Studiuesit besojnë se këto ndryshime mund të reflektojnë nevojën e veçantë për edukim më të mirë shëndetësor në komunitete të caktuara.
“Përpjekjet për përmirësimin e njohurive shëndetësore në gjinekologji mund të përfitojnë nga synimi drejt grave të reja duke përdorur metoda të qasshme dhe kulturore të përshtatshme në popullata të ndryshme”, përfunduan studiuesit.
“Hulumtimet e ardhshme duhet të fokusohen në ndërhyrje efektive për të thyer tabutë, zgjeruar njohuritë dhe kështu fuqizuar gratë që të jenë në gjendje të marrin pjesë në vendimmarrje të përbashkët kuptimplotë me klinicistët.” /Telegrafi/










































