Jeni mërzitur me getat e përditshme? Kjo metodë ju ndihmon t’i shndërroni ato në diçka me stil (Foto/Video)
Nga të gjitha problemet që i kemi qysh në mëngjes, ndër më bezdisëset është, “Çfarë duhet të veshi sot?”. Dhe, ndryshe nga meshkujt, vajzat nuk e kanë opsionin e të veshurit të njëjtin fustan dy ditë radhazi.
Vajzat e ndjejnë nevojën të kenë çdo herë stil të ri, por në të njëjtën kohë edhe të ndjehen komforte në rrobat që i veshin, transmeton Telegrafi.
Prandaj, për ta siguruar këtë komoditet, ato i preferojnë getat – të cilat me të vërtetë se janë shpëtim për çdo vajzë dhe grua.
Getat gjithmonë kanë qenë shpëtimi i ditës kur nuk keni dashur të vishni fustan apo xhinse të papërshtatshme.
Megjithatë, me kalimin e kohës ato bëhen më të ‘mërzitshme’. Çfarë thoni për këtë?
Nëse veç mendoni se kjo është e vërtetë, atëherë mos u brengosni sepse ekziston një mënyrë e re për t’i ndryshuar getat e zakonshme në diçka argëtuese dhe me stil.
Kanali Handimania në YouTube ka vendosur t’i ndihmojë të gjitha vajat të krijojnë një trend të ri mode duke i konvertuar getat në diçka të re.
Këtë konvertim mund ta bëni edhe vet ju pasi që është shumë i thjesht. Krejt çfarë ju duhet është një palë geta, gërshërë, stilolaps shënues. /Telegrafi/
1. Vendosni getat në tavolinë 2. Palosni ato në mënyrë vertikale në mënyrë që dy këmbët të jenë të vendosura saktësisht mbi njëra-tjetrën



































