LAJMI I FUNDIT:

Jeni gati ta kaloni verën me kombinimin e fustanit tuaj të preferuar veror + sandale?

Jeni gati ta kaloni verën me kombinimin e fustanit tuaj të preferuar veror + sandale?
GettyImag

Temperaturat kanë arritur shifra të larta për këtë periudhë të vitit në një kohë shumë të shkurtër, që do të thotë: është koha për sandale!

Brendet në ofertën e tyre kanë modele të dominuara nga rripat e hollë, zirkonet, printet, detajet e floririt…


Pra, këtë verë çdo gjë lejohet dhe ju vetëm duhet të gjeni këpucët tuaja ideale për t’i kombinuar me fustanin tuaj të preferuar veror.

Vazhdo të kërkosh për veshjet fustane + sandale për verën 2023! – transmeton Telegrafi.

1. Sandale të trasha + fustan

Kombinimi i stilit të rreptë, djaloshar dhe femëror është diçka që përsëritet vazhdimisht në prurjet tona në Instagram dhe duket se edhe ne do të jemi të pangopur me kombinimet që përfshijnë sandale të trasha.

Me një fustan të rrjedhshëm apo të stilit ushtarak, nuk ka vend për gabim!

2. Sandale me majë

Për një dukje elegante të një mbrëmjeje verore dhe për të shkuar në një festë ose thjesht një koktej me miket, mbathja e sandaleve me majë është një opsion i shkëlqyeshëm për të transformuar ditën në një version të natës.

Këto sandale me shtimin e një platforme janë një kombinim i dy tendencave të preferuara këtë vit.

3. Sandale me rrip + fustani

A ka ndonjë gjë më sfiduese se sandalet me rripa të ndërthurur? Sipas mendimit tonë, pothuajse asgjë. Sikur të ishin krijuar për të gjitha rastet festive të ditës, si dhe për daljet e natës.

Guxoni veten dhe shijoni ngjyrat më të guximshme në këpucët tuaja këtë verë – si jeshile.

/Telegrafi/