Besart Kelmendi - Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Këngëtari pejan në studio është pritur edhe nga prindërit, motra dhe vëllai i tij më i vogël.


Ata kanë folur pas fitores duke e përgëzuar Gjestin për gjithë lojën që ka bërë në këtë format.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam nëna më e lumtur në botë jo për çmim, por mënyrën se si është sjell me banorët brenda edhe për edukatën e tij”, u shpreh e ëma e Gjestit.

E babai në anën tjetër tha: “Jam i lumtur shumë, i kënaqur me lojë me gjithçka në jetë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Motra e tij Blerina ndër të tjerash shtoi: “Unë jam shumë mirë, nuk kam fjalë”.

Ai mori plot 100 mijë euro duke lënë në vend të dytë këngëtaren Rozana Radi. /Telegrafi/