Agjenti i Rick Karsdorp po kërkon një shpjegim nga trajneri i Romës, Jose Mourinho, mes pretendimeve se ai i tha holandezit të largohej nga klubi në janar, pas barazimit 1-1 me Sassuolon.

Mourinho akuzoi një nga lojtarët e tij për 'tradhti' pas përplasjes së mesjavës me Sassulon dhe deklaratat e tij bënë bujë të madhe.


Burime të mediave italiane pretendojnë se ishte Kardorp ai që ishte subjekt i zemërimit të Mourinhos dhe tashmë agjenti i holandezit ka reaguar.

“Jam i befasuar nga komentet e Mourinhos”, ka thënë fillimisht agjenti i Karsdorp, Johan Henkes, për NOS.

“Ne duam një shpjegim. Jemi të habitur gjithashtu që të gjithë po drejtojnë gishtin nga Rick, pa Mourinhon apo Romën që ia thonë emrin”.

karsdorp mourinho 1

“Kërkojmë një shpjegim nga klubi për atë që tha trajneri dhe mënyrën në të cilën ai e bëri atë”.

“Kjo nuk është mënyra se si trajton një lojtar që ka qenë në Romë për pesë vjet”, përfundoi Henkes. /Telegrafi/

telegrafi sport app