LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos rrit pasurinë e tij për 24 miliardë dollarë gjatë pandemisë së coronavirusit

Jeff Bezos rrit pasurinë e tij për 24 miliardë dollarë gjatë pandemisë së coronavirusit
Shefi i Amazonit, Jeff Bezos gjatë vizitës në Indi

Ndërsa disa njerëz kanë humbur të ardhurat si pasojë e coronavirusit, të tjerët po ia dalin mirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Drejtori i Përgjithshëm dhe sipërmarrësi i Amazon, Jeff Bezos, e ka rritur pasurinë e tij për 24 miliardë dollarë gjatë pandemisë së coronavirusit, një rritje afërsisht prej 20 për qind gjatë katër muajve të fundit.


Bezos zotëron një pjesë të 11 për qind të kompanisë, dhe është personi më i pasur në botë që nga viti 2017, pasi pasuria e tij aktuale është 138 miliardë dollarë.

Amazon, gjiganti i shitjeve online po sheh rritje të fortë të kërkesës mes rasteve të përhapura të coronavirusit që kanë bërë që dyqanet klasike të mbyllen.

Kompania njoftoi të martën se synon të punësojë rreth 80,000 punëtorë të tjerë për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës së shkaktuar nga mbyllja e dyqaneve fizike si pjesë e një pandemie coronavirus.

Amazon punësoi 100,000 punëtorë amerikanë në mars, dhe tani njofton se planifikon të punësojë edhe 75,000 të tjerë. /Telegrafi/